Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trumpi rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

Trumpi rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikonfirmuar mbështetjen për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke u bërë thirrje izraelitëve që ta rizgjedhin atë në zgjedhjet e së martës, në mënyrë që të dy liderët ta “përfundojnë punën” kundër Iranit.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social të dielën, Trump iu drejtua qytetarëve izraelitë, duke u rikujtuar mbështetjen që i kishte shprehur Netanyahut një javë më parë.

Deklarata e re erdhi disa orë pasi portali amerikan Axios raportoi se Netanyahu i kishte kërkuar presidentit amerikan të shprehte sërish publikisht mbështetjen për të përpara zgjedhjeve.

Sipas raportimeve, sondazhet e përsëritura tregojnë se koalicioni aktual i Netanyahut është dukshëm larg sigurimit të shumicës parlamentare.

Ndërkohë, pak orë para deklaratës së Trumpit, Netanyahu kishte publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, që paralajmëronte për një shpërthim bërthamor në Tel Aviv dhe paraqiste atë si liderin e vetëm që mund ta drejtojë luftën kundër Iranit së bashku me presidentin amerikan. /mesazhi