Trupi i pajetë i gjetur në autostradën “Ibrahim Rugova” është nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me trupin e pajetë që u gjet në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Mbrëmë në ora 19:15 në autostradën “Ibrahim Rugova”, është gjetur pa shenja jete një person.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima është shtetas i Shqipërisë dhe është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij dhe ky rast është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe ekipi i IML–së.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.