Tunizi, gjenden trupat e 17 viktimave dhe shpëtohen 366 emigrantë

Foto ilustruese

Të paktën 366 migrantë të parregullt anijet e të cilëve u prishën në brigjet e provincës Medenine në juglindje të Tunizisë u shpëtuan, ndërsa 17 prej tyre humbën jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Tuniziane të provincës Medenine, Munji Salim, në një deklaratë me shkrim tha se marina tuniziane, në bashkëpunim me marinën libiane, shpëtoi 366 migrantë të parregullt, anijet e të cilëve u prishën në brigjet e qytetit Zarzis në provincën Medenine.

Duke theksuar se u gjetën trupat e 17 migrantëve të parregullt që u mbytën nga tymi i anijes së prishur, Salim tha se të gjithë ata që humbën jetën dhe u shpëtuan ishin shtetas të Bangladeshit.

Salim gjithashtu deklaroi se migrantët e shpëtuar do të plotësojnë periudhën e karantinës në një qendër në provincën Medenine.

Vendet në Afrikën Veriore si Tunizia dhe Libia shihen si një pikë nisjeje për migrantët e parregullt që duan të arrijnë në Evropë ilegalisht përmes Mesdheut.

Çdo vit mijëra migrantë lundrojnë nga Afrika në Mesdhe për të arritur në Evropë me shpresë për një jetë më të mirë. Disa nga migrantët arrijnë në Evropë, ndërsa një pjesë e tyre vdesin në det.

Një nga zëdhënëset e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Carlotta Sami, më 4 maj njoftoi se nga fillimi i majit 2021 të paktën 500 migrantë vdiqën në det teksa po përpiqeshin të kalonin në Evropë në rrugën e migrimit të Mesdheut Qendror. /aa