Tunizia kërkon nga KS-OKB të mbajë seancë për zhvillimet në Palestinë

Tunizia kërkon nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) mbajtjen e një seance për të diskutuar mbi përshkallëzimin e rrezikshëm në territoret e Palestinës dhe kryesisht në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme tuniziane thuhet se kërkesa në fjalë është bërë pas një udhëzimi nga presideni Kais Saied.

“Në seancën e Këshillit të Sigurimit, krahas praktikave agresive dhe përshkallëzimit të rrezikshëm që okupuesit zhvillojnë në territoret e Palestinës dhe kryesisht në Kuds, të diskutohen edhe shkeljet kundër shenjtësirë ndaj Xhamisë Al-Aksa”, theksohet në deklaratë.

Tunizia është anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe se kërkesa është bërë pas koordinimit dhe mbështetjes me vendet në KS të OKB-së dhe kryesisht me Kinën.

Më tej thuhet se në seancë synohet të diskutohen “këmbëngulja e Izraelit në politikat e tij të zgjerimit si, sulmet izraelite kundër palestinezëve, shembja e shtëpive të tyre, dëbimi i detyruar i familjeve palestineze nëpërmjet përfundimit të pronësisë së tyre, grabitja e tokës dhe planet e vendbanimeve lidhur me këto si dhe fshirja e civilizimit dhe identitetit historik të Kudsit”.

Gjithashtu u nënvizua se ky hap në OKB është në përputhje me qëndrimin e pandryshuar që “Tunizia të qëndrojë pranë popullit palestinez që ai të rimarrë të drejtat e tij legjitime”.

Kudsi Lindor nën pushtim, është bërë skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërcënimit me migrimin e detyruar ndaj palestinezëve që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Po ashtu tensionin në qytet e rrisin edhe sulmet e policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa.

Policia Izraelite mbrëmjen e të premtes ndërhyri me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë namazit të teravive. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 205 palestinezë u plagosën për shkak të ndërhyrjes së policisë izraelite.

Liga Arabe, me kërkesën e Palestinës vendosi mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm ditën e hënë për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve në Kudsin Lindor nën pushtim. /aa