Turistit iu bllokua makina në një rrugicë në Greqi

Të vozitësh me makinë në vendet që nuk i keni frekuentuar më parë mund të jetë stresuese, veçanërisht kur jeni me pushime.

Mosnjohja e rrugëve, dhe rregullave mund të çojë në konfuzion dhe ankth, me një situatë të tillë u përball një turist në Greqi të premten e kaluar, i cili mbeti me makinën e tij në një rrugë të ngushtë.

Shoferi i një Nissan Micra të vogël bëri një kthesë të gabuar në një rrugicë të ngushtë. Ai i bëri gjërat shumë më keq, duke vazhduar ta voziste atë, e duke e futur Nissan-un midis dy mureve të bardha, transmeton Telegrafi.

Incidenti ndodhi të premten e kaluar, para festës së Pashkëve Ortodokse në Mesaria të Santorinit.

Faqja e kësaj komune postoi në Facebook fotografinë e makinës së bllokuar se paralajmëroi njerëzit se nuk do të mund ta hiqte menjëherë për shkak të festave dhe gjendjes së automjetit.

Qyteti tha gjithashtu se kishte njoftuar kompaninë e makinave me qira. Është e paqartë nëse shoferi ka marrë ndonjë citim për aksidentin.

Qytetet e vjetra, veçanërisht ato në Evropë, nuk janë dizajnuar kurrë për të akomoduar makina, duke pasur kështu më shumë rrugica të ngushta të përshtatshme më shumë për këmbësorët.

Vetura Micra që ngeci është një variant i gjeneratës së katërt K13 dhe ka një gjerësi prej rreth 66 inç, kështu që nuk është një veturë e madhe.

Në imazhin e publikuar nuk shihet shoferi i automjetit.