Turqi, 25 persona humbën jetën nga zjarri në Istanbul

Prefektura e Istanbulit njoftoi se 25 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë u plagosën, nga zjarri që shpërtheu në një qendër argëtimi në rinovim, në një ndërtesë 16-katëshe në rajonin Beşiktaş, raporton Anadolu.

Zjarri shpërtheu për arsye ende të panjohura ndërsa pas njoftimit në vendngjarje u dërguan ekipet e zjarrfikësve, shëndetësisë dhe policisë. Ekipet e policisë morën masa përreth në zonë.

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë me 31 automjete dhe një personel prej 86 personash. Si rezultat i punimeve të ekipeve zjarri u shua.

Në një deklaratë nga prefektura e Istanbulit thuhet se zjarri ka shpërthyer gjatë rinovimeve në qendrën e argëtimit e cila ushtron aktivitetin në katin minus 1 dhe minus 2 në ndërtesën me 16 kate që ndodhet në lagjen Gayrettepe.

Pas njoftimit në vendngjarje u dërguan ekipe të shumta të zjarrfikëseve dhe ato shëndetësore.

Nga zjarri kanë humbur jetën 25 persona ndërsa janë lënduar 3 persona të cilët janë në gjendje të rëndë.