Turqi, arrestohet terroristi i PKK/KCK në një operacion

Terroristi M.S., i cili është përcaktuar se është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve organizative të PKK/KCK në Evropë, është arrestuar në qytetin Bursa të Turqisë nëpërmjet një operacioni të përbashkët të inteligjencës turke MIT dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë, M.S. i cili në Norvegji ka zhvilluar aktivitete në emër të PKK/KCK, para një kohe të shkurtër ka hyrë në Turqi. Terroristi i PKK-së, është ndjekur një kohë nga MIT dhe njësitë e sigurisë.

M.S., i cili është përcaktuar se është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve organizative të PKK/KCK në Evropë, është arrestuar më 27 korrik në qytetin Bursa të Turqisë nëpërmjet një operacioni të përbashkët të inteligjencës turke MIT dhe policisë së qytetit të Bursës, me dyshimin se do të ikë jashtë vendit.

Ai më 31 korrik u dërgua në burg për shkak se “ishte anëtar i organizatës PKK/KCK”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.