Turqi – Eksportet në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në janar

Eksportet e Turqisë arritën nivelin më të lartë historik në janar me një rritje vjetore prej 17 për qind në 17,6 miliardë dollarë, njoftoi ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş.

Importet u rritën në 28 miliardë dollarë muajin e kaluar për shkak të kushteve të papritura të dimrit dhe rritjes së çmimit të energjisë, tha Muş në një konferencë shtypi në Ankara.

Importet e energjisë arritën në 9 miliardë dollarë në janar, tha ai, duke shtuar se raporti i mbulimit të eksport-importit, pa energji, ishte 88,3 për qind.

“Qëllimi ynë është të tejkalojmë objektivin e eksportit prej 250 miliardë dollarësh për vitin 2022 të përcaktuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan”, theksoi ministri Muş. /atsh