Turqi, hapja e urës “Çanakkale 1915” do të bëhet më 18 mars

Presidenti i Turqisë, Erdoğan njoftoi se me kërkesë të qytetarëve kanë marrë vendim që hapjen e urës “Çanakkale 1915” ta bëjnë më 18 mars në përvjetorin e Fitores së Çanakkalasë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se me kërkesë të qytetarëve kanë marrë vendim që hapjen e urës “Çanakkale 1915” ta bëjnë më 18 mars në përvjetorin e Fitores së Çanakkalasë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter, presidenti Erdoğan tha: “Me kërkesë të qytetarëve tanë kemi vendosur që hapjen e urës ‘Çanakkale 1915’ ta realizojmë më 18 mars në përvjetorin e Fitores së Çanakkalasë. Ndërtimin e urës e kemi përfunduar për 1.5 vite përpara planit dhe të cilën e kishim planifikuar që hapjen ta bënim më 26 shkurt për ta vendosur në shërbim të popullit tonë sa më parë”. /aa