Turqi, një sipërmarrës ndërtoi strehë për macet për t’i mbrojtur nga i ftohti

Në qytetin Bingöl në lindje të Turqisë një sipërmarrës i një biznesi të autolarjes dhe gomisterisë bëri strehë për macet prej gomave të papërdorura, raporton Anadolu Agency (AA).

Ümit Tuğunmuş (25) i cili drejton biznes të autolarjes dhe gomisterisë bëri strehë për macet prej gomave të papërdorura që t’i strehojë ato nga moti i ftohtë.

Sipërmarrësi i cili strehët e ndërtuara nga gomat e papërdorura i vendosi në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa qytetarët që e panë këtë veprim edhe ata dhuruan ushqim për macet në strehët e tyre.

Ai theksoi se ka vendosur ti ndërtojë këto strehë për macet pasi që kishe parë macet duke u strehuar nën automjete për shkak të temperaturave të ulëta.

“Vendosa që të bëjë shtëpi për macet. E bëra sipas mundësive që kisha. I vendosa në vende të ndryshme të Bingöl. Qytetarët kur e panë këtë veprim edhe ata filluan të dhurojnë ushqim për macet, Zoti qoftë i kënaqur me ta”, tha ai.

Duke theksuar se dëshiron të bëhet shembull për punën që ka bërë dhe se është e rëndësishme që njerëzit të vetëdijesohen, ai njoftoi se edhe komuna ka kontribuar duke dhuruar ushqim për macet.

“Veprova sipas ndërgjegjes sime, do të vazhdoj t’u ndihmojë kafshëve në rrugë. Jam duke përjetuar kënaqësinë e strehimit të maceve në strehë të ngrohta”, deklaroi ai.