Turqi, rritet në 1.890 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.890, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 82.329, me 3.783 raste të reja të regjistruara.

Lidhur me pacientët e shëruar nga ky virus, Koca njoftoi se deri më tani numri ka arritur në 10.453