Turqi, shpëtohet edhe një person në ditën e 12 pas tërmeteve – VIDEO

Një person 45-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë, më shumë se 278 orë pas tërmeteve që goditën provincat jugore të vendit, raporton Anadolu.

Hakan Yasinoğlu u gjet i gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat në qarkun Defne, në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm në ditën e 12 pas tërmeteve të 6 shkurtit.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt në pjesën jugore të Turqisë prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca.

Deri më tani në Turqi, mbi 38,000 njerëz kanë humbur jetën, dhjetëra mijëra janë plagosur dhe më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.