Turqi, vazhdon fikja e zjarreve në Manavgat

Në rrjedhë janë aksionet e fikjes së zjarreve pyjore prej ajri dhe toke në rrethin Manavgat të provincës turke Antalya, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet janë duke dhënë përpjekje të madhe për të kontrolluar zjarrin pyjor i cili shpërtheu më 28 korrik në këtë rreth.

Gjatë natës ekipet vazhduan punimet për fikjen e zjarrit nëpërmjet cisternave dhe automjeteve zjarrfikëse. Ndërkohë, edhe nga ajri vazhdon intervenimi.

Zjarret pyjore gjithashtu ndikuan edhe te kafshët e egra.

Një punonjës i komunës, Yusuf Aydın, i cili merr pjesë në punimet e fikjes, tha se kafshë si kameleoni, lepuri dhe breshka janë larguar nga pylli. /aa