Turqi, vërshimet në rajonin e Detit të Zi shkaktuan vdekjen e 4 personave

Përmbytjet e kësaj jave në rajonin e Detit të Zi të Turqisë kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 4 personave, ndërsa të paktën një person është zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Menaxhimit të Situatave Emergjente (AFAD) të Turqisë ka bërë të ditur se shirat e dendura që goditën dje rajonin verior të Detit të Zi shkaktuan vërshime, duke lënë katër persona të vdekur në provincën Kastamonu, ndërsa një person është zhdukur në provincën Bartın.

Sipas zyrtarëve, ekipet e shpëtimit janë vendosur në zonat e goditura nga përmbytjet dhe kërkimi për personin e zhdukur është duke vazhduar.