Turqia dënoi fuqishëm sulmin ndaj një kishe katolike në Nigeri

Turqia ka dënuar sulmin ndaj një kishe në shtetin Ondo të Nigerisë, ku humbën jetën më shumë se 50 civilë.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e më shumë se 50 jetëve të civilëve të pafajshëm në sulmin ndaj një kishe në shtetin Ondo të Nigerisë. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën dhe popullit dhe qeverisë mike nigeriane, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë”.

Të paktën 50 persona u raportuan të vrarë në një sulm të armatosur në kishën e Shën Françeskut Xavier në qytetin Owo në shtetin jugperëndimor Ondo të Nigerisë. /trt