“Turqia do të vazhdojnë të jetë zëri i popullit vëlla palestinez kundër dhunës izraelite”

Mevlut Çavusoglu

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se do të vazhdojnë të jenë zëri i popullit vëlla palestinez kundër dhunës izraelite në xhaminë Al-Aksa.

Ministri Çavusoglu postoi një mesazh në “Twitter” ku shkroi: “Dhuna e Izraelit ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aksa nuk ka të ndalur.”

Ai tha se ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhune dhe egërsie nuk duhet të flasin më për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e popullit vëlla palestinez dhe të jemi zëri i tyre”, shkroi shefi i diplomacisë turke.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin theksoi se i duhet dhënë fund menjëherë dhunës së forcave pushtuese izraelite kundër popullit palestinez civil dhe të pambrojtur.

“Dhuna e kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez civil dhe të pambrojtur duhet të ndalet menjëherë. Iniciativat tona, me udhëzimet e presidentit tonë, vazhdojnë në të gjitha nivelet. Autoritetet izraelite janë përgjegjëse për të gjitha sulmet, dhunën dhe incidentet kundër palestinezëve”, shkroi Kalin në llogarinë e tij në “Twitter”.

Edhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik reagoi ndaj dhunës së policisë izraelite ndaj palestinezëve në xhaminë Al-Aksa.

Në postimin e bërë në median sociale Çelik shkroi: “Krahas xhamisë Al-Aksa, fanatikët po përgatiten për pushtim. Kjo është mizori dhe mosnjohje e ligjit. Bota duhet të thotë ‘ndal’.”

“Ata që thonë: “Ne u rekomandojmë palëve të vetëpërmbahen”, fshehin faktin se njëra palë është sulmuesi dhe tjetra është viktima. Nëse ka mizori në njërën anë dhe të shtypur në anën tjetër, ata që bëjnë sikur janë neutralë mbështesin shtypësin”, shkroi ai.

Zëdhënësi Çelik vijoi, “Fanatikët që flasin për pushtimin e xhamisë Al-Aksa dhe për përvetësimin e Jerusalemit po bëjnë të gjitha llojet e veprimeve çnjerëzore. Pas kësaj, deklarata të tilla si “ne rekomandojmë palët të përmbahen” nuk janë gjë tjetër veçse inkurajim për fanatikët.” /trt