Turqia investoi 1 miliard euro në energjinë e erës vitin e kaluar

Investimet në energjinë e erës që Turqia ka bërë vitin e kaluar kanë arritur shifrën 1 miliard euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga raporti “Trendet e financimit dhe investimeve 2021” të përgatitur nga WindEurope, mësohet se vitin e kaluar në Evropë janë realizuar 41 miliardë investime në energjinë e erës.

Nëse përfundojnë këto investime, pritet që në sistemin në Evropë të përfshihet një fuqi prej 24.6 gigavat të energjisë së erës të instaluar.

Sipas raportit, projektet e energjisë së erës vazhdojnë të jenë një fushë tërheqëse për investitorët në periudhë afatgjate.

Në këtë periudhë investimet e erës në tokë arritën 24.8 miliardë euro, shifër kjo e cila është regjistruar si sasia më e madhe e investimit të bërë pas vitit 2016.

Ndërsa investimet në det të hapur (offshore) në vitin e kaluar arritën në 16.6 miliardë dollarë.

Sipas raportit, pjesa më e madhe e investimeve të kryera periudhën e kaluar janë energji të erës tokësore dhe se brenda 5 viteve të ardhshme 76 për qind e energjisë së instaluar të erës do të përbëhet nga centralet tokësorë të energjisë së erës.

– Gjysma e investimeve totale janë realizuar në vendet jashtë BE-së

Vitin e kaluar 12.5 miliardë euro të investimeve të realizuara në Evropë janë bërë në vendet jo anëtare të BE-së.

Në këtë periudhë pas Mbretërisë së Bashkuar e cila bëri investimin më të lartë me 1.2 miliardë euro, Turqia realizoi një investim në energjinë e erës prej 1 miliard euro vitin e kaluar. Ndërsa Rusia ka bërë një investim prej 400 mijë euro.

Në kuadër të planveprimit të “REPowerEu” për muajin mars, vendet e BE-së për të luftuar me çmimet e larta të energjisë dhe për të siguruar sigurinë e energjisë, synojnë që deri në vitin 2030 të rrisin në 480 gigavat kapacitetin e energjisë së instaluar të erës.

BE-ja e cila më parë ka bërë planin për 30 gigavat në vit në luftën për ndryshimin me klimën, e ka përditësuar në 35 gigavat rritjen e kapacitetit vjetor të synuar në kuadër të planveprimit të “REPowerEu”. /aa