Turqia “kundërshton” vendimin e Rusisë për njohjen e rajoneve të shkëputura të Ukrainës

“Ne edhe një herë përsërisim angazhimin tonë për ruajtjen e unitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ftojmë të gjitha palët të veprojnë me ndjesi të përbashkët dhe t’i binden ligjit ndërkombëtar”

Turqia ka kundërshtuar vendimin e Rusisë për njohjen si vende të pavarura të rajoneve separatistë të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, duke e quajtur lëvizjen si “të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi i Federatës Ruse për të njohur të ashtuquajturat Republika Donesk dhe Luhansk, përveçse kundërshton Marrëveshjet e Minskut, përbën edhe një shkelje të qartë të unitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Ministria turke theksoi se vendimi i Rusisë është i “papranueshëm”.

“Ne edhe një herë përsërisim angazhimin tonë për ruajtjen e unitetit politik dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe ftojmë të gjitha palët të veprojnë me ndjesi të përbashkët dhe t’i binden ligjit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Reagimi vjen pasi Putin njoftoi njohjen si vende të pavarura të rajoneve të shkëputura të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Ai po ashtu nënshkroi marrëveshje në Kremlin me liderët separatistë të rajoneve.

Së fundmi, tensionet janë rritur në mënyrë dramatike në Ukrainën lindore, me raporte për një numër në rritje të shkeljeve të armëpushimit, incidenteve të shumta të bombardimeve dhe evakuimit të civilëve nga rajonet separatiste pro-ruse, Donetsk dhe Luhansk.

SHBA me aleatët e saj evropianë kanë theksuar se Rusia po përgatit skenën për të pushtuar Ukrainën pasi ka grumbulluar mbi 100 mijë trupa dhe pajisje të rënda brenda dhe përreth fqinjit të saj.

Rusia ka mohuar se po përgatitet për të pushtuar dhe ka akuzuar vendet perëndimore për minimin e sigurisë së saj përmes zgjerimit të NATO-s drejt kufijve të saj. /aa