Turqia nis prodhimin e gjeneratës së re të predhave me lazer për dronët “Bayraktar”

Zyrtarë ushtarakë turq kanë bërë të ditur se vendi ka filluar prodhimin masiv të predhave të gjeneratës së re për dronë.

Sipas mediave turke, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim i Industrisë së Mbrojtjes ka prodhuar predhën “Bozok” që drejtohen me lazer, e cila deri më tani ka kaluar teste të shumta përpara se të futej në prodhim masiv.

Siç pritej, testet u kryen në mjetin fluturues pa pilot Bayraktar TB2. Ky dron është bërë ndër më të njohurit në botë falë performancës në luftërat e viteve të fundit.

“Prodhimi masiv i predhës Bozok për dronët ka filluar. Ne kemi zhvilluar një kokë predhe edhe më efikase sesa MAM-L dhe kemi zgjeruar gamën”, tha Gurcan Okumus, drejtor i Institutit.

Ndryshe nga “municioni i mençur” MAM-L që është përdorur deri më tani në dronët turq, Bozok është më i vogël dhe ka strukturë më kompakte. Gama e tij është zgjeruar nga nëntë sa e kishte MAM-L në 15 kilometra fillestar, me mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm.

“Qëllimi ynë është distanca edhe më e madhe”, tha Okumus.

Përveç municioneve, Okumus njoftoi se janë duke u zhvilluar testet përfundimtare për predhat Bozdogan dhe Gokdogan, të cilat po zhvillohen gjithashtu nga Instituti.

“Ato gjithashtu mund të hyjnë së shpejti në procesin e prodhimit masiv. Testimet dhe analizaat përfundimtare janë duke u zhvilluar”, tha Okumus. /trt

&