Turqia për 24 orë administroi mbi 1,4 milion vaksina të COVID -19

Turqia gjatë ditës së kaluar ka administruar më shumë se 1,4 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bëri të ditur sot ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sot, u administruan 1.405.579 doza vaksine. Le ta mposhtim këtë shifër me takime të reja nesër në mëngjes”, shkroi Koca në Tëitter.

Turqia ka administruar më shumë se 71,3 milionë doza të vaksinave të COVID-19 që kur filloi fushata e vaksinimit masiv në janar, sipas shifrave zyrtare.

Vendi po vazhdon fushatën e tij të vaksinimit intensiv për të frenuar përhapjen e virusit, pasi të gjithë qytetarët 18-vjeç e lart kanë të drejtë për vaksina.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 40,54 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa mbi 26,11 milionë kanë marrë dozën e tyre të dytë.

Të enjten, Turqia konfirmoi 22.161 infeksione të reja dhe 60 vdekje të lidhura me koronavirusin gjatë ditës së kaluar, ndërsa deri në 5.463 pacientë të tjerë u shëruan.