Turqia reagon ndaj akuzës nga ministri austriak për çështjen e refugjatëve

Faruk Kaymakcı

Zv.ministri i Jashtëm i Turqisë, Faruk Kaymakcı, reagoi ndaj ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer, i cili akuzoi Turqinë për provokim lidhur me çështjen e refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria Twiter, Kaymakcı dha përgjigje ndaj postimeve të ministrit Nehammer i cili ka akuzuar Turqinë për provokime në çështjen e refugjatëve dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të veprojnë së bashku kundër migrimit të parregullt.

Kaymakcı, në postimin e tij, ndaj Nehammer ka drejtuar pyetjen “Cila është arsyeja e obsesionit tuaj me Turqinë e cila ka strehuar bujarisht 4,2 milionë refugjatë, duke marrë shumicën e barrës së pjesës tjetër të Evropës?”.

Kaymakcı theksoi se Turqia lidhur me emigracionin e parregullt i cili gjithnjë e më shumë bëhet një sprovë globale, nuk provokon ose nuk kërcënon BE-në, por i bën thirrje Unionit që të veprojnë së bashku në këtë çështje.