Turqia shënoi 70-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO me një mesazh

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme theksohet se “Turqia, e cila u bashkua me NATO-n 70 vjet më parë më 18 shkurt 1952, është një nga anëtarët përgjegjës dhe drejtues të aleancës, siç ishte edhe gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, dhe dha kontribut të gjerë në misionet dhe operacionet e NATO-s, përtej rolit të saj në mbrojtjen e kufijve dhe është një nga aleatët kryesorë që drejtoi kursin e NATO-s me qasjet e saj parimore dhe vizionare në përputhje me vlerat thelbësore të aleancën”.

Në deklaratë thuhet se Turqia nga njëra anë po diskuton NATO-n e viteve 2030 dhe nga ana tjetër ka bërë pjesën e saj në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë në këtë periudhë, gjatë së cilës aleanca i është nënshtruar testeve të gjera të sigurisë, dhe vazhdon të japë kontribute kuptimplote dhe origjinale në procesin e ndryshimit dhe transformimit të NATO-s.

“Turqia po lufton të gjitha format dhe manifestimet e terrorizmit që përbëjnë një kërcënim jo vetëm për veten, por edhe për të gjithë gjeografinë euroatlantike dhe do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin me një mirëkuptim të gjerë”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë aspekt, ne presim nga aleatët tanë që të demonstrojnë plotësisht frymën e unitetit dhe solidaritetit që përbën emëruesin e përbashkët të NATO-s”, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke. /trt