Turqia shënon 100-vjetorin e themelimit të Republikës me një sërë aktivitetesh

Türkiye Cumhuriyeti'nin 100. kuruluş yıl dönümü dolayısıyla Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan başkanlığındaki devlet erkanı, Anıtkabir'i ziyaret etti. ( Mustafa Kamacı - Anadolu Ajansı )

Në Republikën e Turqisë sot, 29 tetori, Dita e Republikës dhe 100 vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë, po shënohet me manifestime, programe dhe aktivitete të shumta, raporton Anadolu.

Dita e Republikës festohet në të gjithë vendin, nga Istanbuli, Ankaraja, Izmiri, Trabzoni deri në Gaziantep dhe Kahramanmaras.

Një delegacion i kryesuar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar Anitkabir, mauzoleumin e themeluesit të Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, me rastin e 29 tetorit.

Me atë rast u intonua himni kombëtar i Republikës së Turqisë dhe u vendosën lule. Presidenti Erdoğan më pas la një mesazh në Librin e kujtimeve.

“Ne jemi përpjekur të mbrojmë siç duhet besimin tuaj gjatë qeverisjes tonë 21-vjeçare, çdo moment prej të cilit kemi kaluar duke i shërbyer vendit dhe kombit tonë. Republika jonë është më e sigurt se kurrë më parë, në duar të sigurta dhe kompetente”, shkroi Erdoğan.

Festa kombëtare Dita e Republikës në Turqi shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Turqisë në vitin 1923. Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Turqisë moderne.

Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, përfshirë vendosjen e kurorave në Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut.