Turqia shpëton 81 migrantë të parregullt të shtyrë prapa nga autoritetet greke

Në brigjet e rretheve Dikili dhe Foça të Izmirit janë shpëtuar 81 migrantë të parregullt të cilët ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga autoritetet greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda e Rojës Bregdetare Turke njofton se pasi u konstatua nga Njësia e Rojës Bregdetare në brigjet e rrethit Dikili se në gomone ndodhen një grup emigrantësh të parregullt, ekuipazhet e varkave janë dërguar në vendngjarje.

Ekipet turke shpëtuan 43 emigrantë të parregullt në gomone, të cilët janë shtyrë në ujërat territoriale turke nga elementet greke.

Pasi u njoftua se në ujërat e rrethit të Foçës ndodhej një grup tjetër, ekipet e dërguara në rajon shpëtuan 38 emigrantë të parregullt brenda 2 gomoneve, të cilët u shtynë në ujërat territoriale turke nga autoritetet greke.

Emigrantët e parregullt pas procedurave janë dërguar në Drejtorinë Provinciale të Menaxhimit të Migracionit.