Twitter publikon në GitHub kodin e algoritmit të rekomandimeve

Kompania nuk publikoi kodin për algoritmin e kërkimit e as sesi përmbajtjet shfaqen në pjesë të ndryshme të Twitter por bëhet fjalë për algoritmin e kohështrirjes së re “For You.”

Pothuajse një vit pasi Elon Musk hodhi idenë e bërjes publike të algoritmit të rekomandimeve, kompania ka vendosur ta publikojë kodin e saj në GitHub.

Përmes një Twitter Space ku diskutoi lëvizjen, Musk tha se shpreson që përdoruesit të gjejnë probleme të mundshme në kod për ta përmirësuar atë.

“Lançimi jonë publik i algoritmit do të jetë një sikletosës sepse njerëzit do të gjejnë shumë gabime të cilat do ti adresojmë me shpejtësi,” tha Musk.

Kompania nuk publikoi kodin për algoritmin e kërkimit e as sesi përmbajtjet shfaqen në pjesë të ndryshme të Twitter por bëhet fjalë për algoritmin e kohështrirjes së re “For You.”

Përmes një postimi në blog ku shpjegon sesi rekomandimet e Twitter funksionojnë, kompania shpjegoi hapat e ndryshëm të algoritmit përfshirë renditjen dhe filtrimin.

Por përdoruesit e Twitter kanë filluar të gjejnë probleme në kod. Jane Manchun Wong vuri re se algoritmi i Twitter kishte etiketa specifike të cilat përcaktonin nëse autori i një cicërime është Elon Musk.

Kjo mund të shpjegojë pse shumë përdorues po shohin më shumë cicërima nga Twitter. Kishte etiketat për përdoruesit e fuqishëm të platformës, përdoruesit Republikanë apo Demokratë. /PCWorld Albanian