Twitter tashmë njihet edhe zyrtarisht si X.com

Musk ka një histori të gjatë me URL-në x.com duke lançuar një biznes me këtë emër në 1999 që më pas u shkri për tu bërë ai që njohim so si PayPal.

Rrjeti social i njohur më parë si Twitter zyrtarisht ka adoptuar brendin X.com për të gjitha sistemet e saj. Kjo do të thotë se duke shkruar twitter.com në shfletuesin tuaj, tani do të ridrejtojë përdoruesit në domainin e preferuar të Elon Musk.

Një mesazh gjithashtu shfaqet në faqen e identifikimit të X ku njofton përdoruesit për ndryshimin e URL. Ndryshimi i domainit ka qenë një prej aspekteve më të papritura të ribrandimit të kompanisë së Elon Musk.

https://x.com/elonmusk/status/1791351500217754008

Edhe pse shumë aspekt të X kanë migruar në brendin e tyre kohë më parë, përfshirë llogarinë zyrtare dhe aplikacionet mobile – URL-të e platformës kanë ngelur twitter.com që kur Musk nisi zyrtarisht transferimin tek X.

Musk ka një histori të gjatë me URL-në x.com duke lançuar një biznes me këtë emër në 1999 që më pas u shkri për tu bërë ai që njohim so si PayPal.