U vetëdogj pranë Shtëpisë së Bardhë, burri ndërron jetë në spital

Sot mediat ndërkombëtare kanë shkruar për një ngjarje të pazakontë. Një burrë i vuri zjarrin vetes pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Burri kishte pësuar djegie në 85 përqind të pjesëve të trupit.

Oficerët e policisë e kanë identifikuar personin që u vetëdogj si Arnav Gupta nga Bethesda, Maryland. Gupta vendosi të djegë veten në një lëndinë vetëm 1 kilometër larg Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12.20 minuta me orën lokale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë në zyrë dhe po punonte, në kohën që ka ndodhur incidenti i tmerrshëm. Mediat kanë bërë të ditur gjithashtu se policia gjeti një paketë të dyshimtë pranë burrit.