U zyrtarizua: Kosovari në Premierligën Angleze (Foto)

Florent Hadërgjonaj edhe zyrtarisht është futbollist i Huddersfield Town.

Mbrojtësi nga Deçani është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Skuadra që po befason për të mirë në Premierligë i ka rezervuar numrin 33 në fanelë.