Ua ndalojnë shkollave t’u shërbejnë nxënësve mish hallall

Mijëra nxënësve në Lancashire të Anglisë, shkollat nuk do t’u shërbejnë mish hallall, një veprim ky i quajtur “i panevojshëm dhe ndarës” nga udhëheqësit myslimanë.

Rezoluta e dakorduar nga këshilli thotë se “i njeh dhe respekton kërkesat e bashkësisë muslimane për ushqimin e tyre në përputhje me besimin fetar”, por se ishte “e shqetësuar se therrja e kafshëve pa i trullosur paraprakisht u shkakton atyre stres dhe vuajtje të panevojshme”.

Propozimi u soll nga udhëheqësi i këshillit konservator, Geoff Driver, i cili tha se therja e kafshëve pa i trullosur është “i neveritshëm” dhe “vërtetë mizor”.

Këshilli tani do të konsultohet me Këshillin e Xhamive të Lancashire, rreth asaj se si mund të zbatohet kjo gjë, duke siguruar ushqim që përputhet me bindjet e bashkësisë muslimane. /MESAZHI/