Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha se hakmarrja për babanë dhe paraardhësin e tij të vrarë, Ali Khamenei, është “kërkesë e popullit” dhe “duhet patjetër” të realizohet, transmeton Anadolu.
Deklarata u bë në një mesazh të transmetuar gjatë ceremonive mortore për udhëheqësin e ndjerë suprem, sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB.
“Ne zotohemi të hakmerremi për gjakun tënd të pafajshëm dhe për të gjithë dëshmorët e këtyre dy luftërave, ndaj vrasësve kriminelë dhe të pandershëm”, tha Mojtaba Khamenei në mesazh.
Ali Khamenei u varros të enjten në Mauzoleun e Imam Rezait në qytetin verilindor iranian Mashhad, duke përmbyllur një javë ceremonish mortore.
Ai u vra në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt dhe u pasuan nga sulme hakmarrëse iraniane.





