UEFA Liga e Konferencës, të enjten Tirana përballet me Beshiktashin në Istanbul

Klubi i Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Tirana, të enjten do të jetë mysafir i klubit turk Beşiktaş, në UEFA Ligën e Konferencës, raporton Anadolu.

Në organizimin e tretë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, midis 25 dhe 27 korrik do të zhvillohen ndeshjet e raundit të 2-të eliminator.

Në këtë raund marrin pjesë 106 ekipe.

Ndeshja mes Beşiktaşit dhe Tiranës do të zhvillohet të enjten më 27 korrik në ora 20:00 në Istanbul.

Klubet që do të kualifikohen për raundin e ardhshëm do të përcaktohen pas ndeshjeve kthyese që do të luhen midis 1 dhe 3 gushtit.

Tirana më 3 gusht do të presë Beşiktaşin.