Ukraina e akuzon Rusinë për gjenocid

Olha Stefanishyna

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Olha Stefanishyna, e ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të gjenocidit gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky, Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”.

Stefanishyna tha se numri i viktimave civile të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë shumë më i madh se numri i viktimave të forcave të armatosura të Ukrainës dhe pretendoi se “gratë janë përdhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë nga ushtarët rusë”.

Ajo u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i vendit do të kërkojë të akuzojë trupat ruse të dyshuara për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë”, raporton BBC.

Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turq dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj.

Stefanishyna më tej tha se mund të ketë hapësirë ​​për diskutime mbi “riintegrimin” e rajoneve lindore separatiste të cilat janë “pushtuar” për tetë vitet e fundit. /koha