Ukraina thotë se ka miliona tonë rezerva të grurit dhe misrit

Ukraina, një prodhues dhe eksportues i madh global i drithërave, ka stoqe prej 13 milionë tonësh misër dhe 3.8 milionë tonë grurë, tha të enjten zëvendësministri i Bujqësisë në Ukrainë, Taras Vysotskiy.

Ai shtoi se Ukraina nuk mund të eksportojë grurë, pasi portet detare janë bllokuar për shkak të pushtimit rus.

Më shumë se 90 për qind e eksporteve të grurit të Ukrainës bëhet përmes porteve të Ukrainës në Detin e Zi. /rel