UNHCR: 1.368.864 refugjatë kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje

UNHCR paralajmëroi se nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet edhe më tej, deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi.

Rreth 1 milion e 368 mijë e 864 refugjatë kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ndau të dhëna nga burime të ndryshme mbi krizën e refugjatëve në Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se nga 24 shkurti e deri më 4 mars, 1 milion e 368 mijë e 864 refugjatë, më shumë se gjysma e të cilëve shkuan në Poloni, kaluan nga Ukraina për në vendet fqinje.

Sipas kësaj 756 mijë e 303 refugjatë kaluan kufirin në Poloni, 157 mijë e 4 në Hungari, 103 mijë e 254 në Moldavi, 101 mijë e 529 në Sllovaki, 63 mijë e 192 në Rumani, 53 mijë e 300 në Rusi, 406 në Bjellorusi dhe 133 mijë e 876 në vende të tjera evropiane dhe përveç këtyre shifrave, 96 mijë persona kaluan në Rusi nga rajonet Donjeck dhe Lugansk në datat 18-23 shkurt.

UNHCR paralajmëroi se nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet edhe më tej, deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi.

Nga ana tjetër, në Rusi proceset e kalimit të kufirit janë thjeshtuar për shtetasit e huaj që kalojnë nga Ukraina.

Me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, është thjeshtuar procesi i largimit nga Rusia për shtetas të huaj me dokumentet e nevojshme. /trt