Sekretari amerikan i Shtetit mbikëqyr autokolonën e parë të ndihmës jordaneze për në Gaza përmes kalimit Erez

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbikëqyrur nisjen e autokolonës së parë jordaneze të kamionëve që po transportonin ndihma në Rripin e Gazës përmes kalimit Erez të rihapur së fundmi nga Izraeli, transmeton Anadolu.

“Pikërisht këtu në Jordani, ne jemi dëshmitarë të një rruge direkte nga Jordania në Gazën veriore përmes Erezit. Dërgesat e para po nisen sot”, u tha Blinken gazetarëve.

Blinken theksoi se “duhet bërë akoma më shumë” për të trajtuar krizën humanitare në Gaza, duke pranuar rëndësinë e zhvillimit.