UNICEF: Rreth 3 milionë fëmijë janë zhvendosur në Sudan

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) raportoi se rreth 3 milionë fëmijë janë zhvendosur në Sudan, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë në platformën X nga Zyra e UNICEF-it në Sudan, thuhet se rreth 3 milionë fëmijë janë zhvendosur për shkak të luftës civile që po vazhdon në Sudan, dhe ky është numri më i lartë në botë.

Në deklaratë thuhet se përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës bëri që më shumë fëmijë të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke u përballur me rrezikun e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

“Lufta duhet të ndalet në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm, të mësojnë dhe të luajnë”, thuhet në deklaratë.