UNRWA thotë se nuk do të evakuohet nga Gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë një paralajmërim të ri kundër pasojave të një operacioni izraelit në Rafah, duke shtuar se agjencia nuk do të evakuohet nga qyteti i mbipopulluar jugor i Gazës.

Agjencia tha në X: “Një ofensivë izraelite në Rafah do të nënkuptonte më shumë vuajtje dhe vdekje të civilëve. Pasojat do të ishin shkatërruese për 1.4 milionë njerëz.”

“UNRWA nuk po evakuohet: Agjencia do të mbajë një prani në Rafah për aq kohë sa të jetë e mundur dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihma shpëtimi për njerëzit.”