Ushqime ‘të shëndetshme’ që kanë më shumë sheqer nga ç’keni menduar

Kur bëhet fjalë për sheqerin, më pak është më shumë. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të rriturit se maksimumi i sheqerit gjatë një dite është 25 gram (ose 6 lugë çaji). Amerikanët, në përgjithësi marrin më shumë se 19 lugë çaji në ditë, kështu që ia vlen të ndalemi për të parë me kujdes sasinë që konsumojmë gjatë një dite.

Specialistët janë të sigurt se shumica nga ne konsumojnë shumë më tepër sheqer gjatë vakteve sesa sasia e rekomanduar për një ditë. “Limiti i rekomanduar nuk është shumë, por përgjatë vakteve, shumica nga ne konsumojnë gati tri herë më tepër nga sasia që rekomandohet” – thotë dietologia Julie Upton.

Kosi

Kur bëhet fjalë për sheqerin, kosi është një ndër produktet që mendohet si pa sheqer, por dia lloj kosi kanë sasi më të madhe sheqeri. Zakonisht, kosi i lopës ka më shumë sheqer se të tjerët. Sasia shkon deri në 29 gram në një gotë. Kjo nuk do të thotë që ta heqësh kosin nga përdorimi ditor, por këshillohet shmangia e kosit të lopës. Ose duke parë etiketën, sigurohu që sasia e sheqerit të jetë në nivele minimale.

Tërshera

Zakonisht mëngjeset me tërshërë dhe kos janë mjaft të rekomanduar për të gjithë dietikët. Një mëngjes i tillë konsiderohet i shëndetshëm, por edhe këtu duhet të kesh kujdes. Një gjysmë filxhani me tërshërë mund të përmbajë deri në 12 gram sheqer. Gjithmonë në etiketën e tyre shiko sasinë e sheqerit që përmban. Zakonisht, tërshëra e përgatitur nga bimët është më e rekomanduar.

Pijet sportive dhe lëngjet e frutave

Mendo dy herë para se të marrësh një pije energjike pas disa minutave ushtrime. Vetëm një kanaçe mund të përmbajnë 5 lugë çaji sheqer, sipas Universitit të Harvardit. Lëngjet e frutave janë edhe më keq, sidomos lëngu i portokallit, në të cilin gjenden rreth 10 lugë çaji sheqer. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pijet e gazuara. Shmange sheqerin herën tjetër që do të shkosh në palestër, në mënyrë që të mos e shtosh sasinë e sheqerit në organizëm.

Sallata

Sallata, në vetvete mund të jetë mjaft e shëndetshme, megjithatë vazhdimisht asaj mund t’i shtohet sasia e sheqerit nga përbërësit e shtuar në të. Zakonisht, për sallata rekomandohen gjethet jeshile, pa suplemente shtesë, por edhe perime apo fruta të feskëta, gjithmonë në sasi të paktë. Zakonisht nëpër etiketa të sallave të ndryshme në markete, ndiq ato që janë pa yndyrë ose me yndyrë të ulët.

Ketchup

Në fakt nuk është një ushqim i shëndetshëm dhe shumë i rekomanduar, sepse të shtosh ketchup në ushqime është më e rrezikshme nga ç’mund të mendosh, edhe për shkak të sasisë së madhe të sheqerit që përmban. Vetëm një lugë gjelle ketchup përmban një lugë çaji sheqer. Kjo është arsye e mjaftueshme për ta shmangur nëpër ushqime.

Megjithatë, rekomandimet që vijnë nga specialistët nuk do të thonë që të krijohet panik me këtë pjesë. Të gjithë e teprojnë me sasinë e sheqerit që përdorin. Nutricionistët në të gjithë botën rekomandojnë që të tregohet më shumë kujdes me ushqimet e skuqura, të cilat përmbajnë shumë yndyrë dhe shumë sheqer. Sa më shumë produkte natyrale është gjithmonë zgjidhja më e mirë, sepse sasia e sheqerit që ato përmbajnë është e nevojshme për organizmin.