Ushtarët izraelitë arrestojnë 15 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 15 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite kanë vazhduar bastisjet tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Në bastisjet e kryera ndaj shtëpive të palestinezëve në Kudsin Lindor si dhe në qytetet Nablus, Al-Khalil dhe Ramallah, ushtarët izraelitë kanë arrestuar 15 persona.

Në këtë mënyrë numri i palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 e deri më tani është rritur në 8.445.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.