Ushtarët izraelitë arrestojnë 24 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 24 palestinezë në afërsi të qytetit El-Khalil (Hebron) të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se ushtarët izraelitë kryen kontrolle duke bastisur shtëpitë në zonën Surif në afërsi të qytetit El-Khalil.

Në bastisjet që zgjatën rreth 3 orë u arrestuan 24 palestinezë.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit. /aa