Ushtarët izraelitë ndërhyjnë me plumba të vërtetë në protestën në kufirin e Gazës

Disa palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite me plumba të vërtetë ndaj protestuesve që protestuan në kufirin lindor të Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjeve nëpërmjet medias sociale nga të rinjtë palestinezë, në afërsi të zonës kufitare u mbajt një protestë kundër bllokadës së Izraelit ndaj Gazës.

Ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës si dhe hapën zjarr ndaj protestuesve që iu afruan kufirit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, mësohet se për shkak të ndërhyrjes së Izraelit u plagosën me plumba të vërtetë disa palestinezë, të cilët u dërguan në spitale.

Izraeli pas sulmeve të tij në muajin maj, kufizoi në masë të rëndësishme hyrjen e produkteve në Gaza. Situata në fjalë ka shkaktuar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës ekonomike në Gaza.

Izraeli që nga viti 2006 mban nën bllokadë tokësore, detare dhe ajrore Rripin e Gazës e cila ka një popullsi prej rreth 2.1 milionë banorë. /aa