Ballina Lajmet Kosovë Ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të KFOR’it kanë zhvilluar patrulla të rregullta përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, njoftoi misioni i NATO’s.

“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.