Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria e Sudanit thotë se nuk do t’i lejojnë trazirat

Ushtria e Sudanit thotë se nuk do t’i lejojnë trazirat

Udhëheqësit e grushtshtetit ushtarak në Sudan i paralajmëruan protestuesit se do të kenë “zero tolerancë” ndaj trazirave.

Një zëdhënës tha se ushtria nuk kërkon pushtet dhe se e ardhmja e Sudanit do të vendoset nga protestuesit, por shtoi se ushtria do ta ruajë rendin publik.

Protestuesit vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grushtshtetit janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir.

Ushtria tha se nuk do ta ekstradojë Bashirin për akuzat për krime lufte.

Bashir është subjekt i dy urdhërarrestimeve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008.

Bashir i mohon këto akuza.

Megjithatë, sipas Këshillit Ushtarak, i krijuar pas grushtshtetit, ai mund të gjykohet në Sudan.