Ushtria e Ukrainës godet një anije zbarkuese të ushtrisë ruse

Ushtria e Ukrainës ka goditur një anije zbarkuese të ushtrisë ruse në portin Berdyansk nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Forcat Detare të Ukrainës thuhet se “Anija e madhe e zbarkimit ‘Orsk’ e lidhur me flotën e Detit të Zi të pushtuesve, u shkatërrua në portin e pushtuar Berdyansk”.

Nga llogaria në Facebook e Forcave Detare të Ukrainës, u postuan pamje lidhur me djegien dhe shpërthimet e një anijeje në portin Berdyansk.