Ushtria izraelite grabiti 25 milionë dollarë gjëra të vlefshme në Gaza

Zyra e Medias në Gaza tha të shtunën se ushtria izraelite grabiti para dhe ari nga Rripi i Gazës, që kapin shumën rreth 25 milionë dollarë që nga 7 tetori.

Ata thanë se kanë pranuar “dhjetëra dëshmi të dhëna nga banorët e Rripit të Gazës në lidhje me vjedhjen e parave, arit dhe objekteve të vlerësuara në 90 milionë shekelë (24.5 milionë dollarë) gjatë 92 ditëve të fundit nga ushtria okupuese izraelite”.

Operacionet e graibtjës ndodhën në mënyra të ndryshme, e para prej të cilave ishte në pikat e kontrollit, si rruga Salah al-Din, ku ata morën nga njerëzit e zhvendosur nga Rripi verior i Gazës në jug, çantat e tyre me pasuritë e tyre të vlefshme të tilla si para, ari etj, “tha zyra.

Zyra e Medias tha se një metodë tjetër përfshinte “vjedhjet e shtëpive, banorëve të të cilave iu kërkua të evakuoheshin, ku ata (ushtria izraelite) morën fotografi kujtimi dhe videoklipe për këtë krim, disa prej të cilave u postuan në llogaritë e tyre në mediat sociale, siç ndodhi në qytet të Beit Lahias në Gazën veriore.”

Ai theksoi se gazetat izraelite e dokumentuan krimin, me Yedioth Ahronoth që e përshkruan atë si një “vjedhje sistematike të parave të Gazës”.

Nuk ka ende asnjë koment nga autoritetet izraelite mbi akuzat.