Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve në pjesë të Gazës qendrore-lindore që të evakuohen menjëherë, duke paralajmëruar për një sulm të afërt ushtarak.
Në një postim në rrjetin X, Adraee ka listuar zonat e reja të shpallura si “zona të kuqe”, përfshirë al-Qarara në jug të Deir el-Balahut, si dhe lagjet përreth Ja’afrawi, al-Sawar, Abu Haddab dhe al-Satar.
“Ky është një paralajmërim përfundimtar dhe paraprak para sulmit. Do të godasim me forcë ekstreme çdo zonë nga ku lëshohen raketa,” thuhet në mesazh, duke u bërë thirrje civilëve të largohen drejt perëndimit, në zonën e al-Mawasi. /mesazhi