Ushtria izraelite nis stërvitje simuluese mbi luftën në Gaza

Ushtria izraelite sot ka nisur një stërvitje që simulon operacione ushtarake në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA)

Në një njoftim të ushtrisë izraelite thuhet se stërvitja simuluese kryhet nga Divizioni i ushtrisë në Gaza.

Stërvitja do të vazhdojë deri të mërkurën.

“Zona do të dëshmojë lëvizje aktive të automjeteve të sigurisë dhe do të dëgjohen shpërthime”, tha ushtria, duke shtuar se do të ngrihen edhe disa postblloqe.

Ushtria izraelite tha se “stërvitja është planifikuar në kuadër të planit vjetor të stërvitjes për vitin 2021”.

Stërvitja synon “të rrisë gatishmërinë e forcave të ushtrisë për të mbrojtur zonën”, tha ai duke theksuar se “do të marrë parasysh mësimet e nxjerra nga operacioni Ruajtësi i Mureve”.

Operacioni “Ruajtësi i Mureve” i referohet luftimeve më të fundit të brendshme Izrael-Hamas në maj të vitit 2021. /aa