Ushtria izraelite plagosë gjashtë gazetarë gjatë protestave në Gaza

Gjashtë gazetarë palestinezë u qëlluan dhe u plagosën nga ushtria izraelite gjatë përleshjeve të sotme midis demonstruesve dhe trupave izraeite në kufirin e Gazës, tha Sindikata e Gazetarëve Palestinezë.

Sindikata tha se ata u qëlluan, pavarësisht veshjeve që i identifikonin ata si gazetarë, duke shtuar se Izraeli është plotësisht përgjegjës për këtë krim.

Qendra e Gazës për Lirinë e Medias, e cila mbron gazetarët palestinezë, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë për të mbrojtur gazetarët e saj.

Të paktën shtatë protestues u vranë sot gjatë protestave të së premtes, pasi mijëra palestinezë u përballën me forcat izraelite në pesë vende përgjatë kufirit me Gazën dhe Izraelin.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza gjithashtu raportoi se 408 palestinezë ishin dërguar në spitale dhe qendra mjekësore për trajtim. Të vrarët përfshinin një 16-vjeçar. /MESAZHI/