Ushtria izraelite thotë se do të zgjerojë ofensivën tokësore në të gjithë Rripin e Gazës

Daniel Hagari

Ushtria izraelite po shtrin ofensivën e saj tokësore në të gjithë Rripin e Gazës, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

“IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) vazhdon të zgjerojë operacionin e saj tokësor kundër qendrave të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës,” u tha ai gazetarëve në Tel Aviv. “Forcat po përballen ballë për ballë me terroristët dhe po i vrasin ata,” shtoi Hagari. /mesazhi