Ushtria izraelite vret 15 palestinezë në sulmin në jug të Gazës

Të paktën 15 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë që ushtria izraelite kreu ndaj një shtëpie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë “Shehabnews” me qendër në Palestinë, mësohet se ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e familjes Abu Nukira në rajonin Musbih në veri të qytetit Rafah.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 15 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, si dhe u plagosën dhjetëra persona të tjerë.